Përmes një postimit të radhës në rrjetet sociale, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, ka zbuluar takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Washington.
Arsyeja nuk kishte të bënte me luftën, apo situatën disi shqetësuese në Meksikë, por me përgatitjet e Botërorit 2026-të, i cili do mbahet pas disa muajësh. Po ashtu, Infantino shprehet entuziast se Trump, i ka premtuar se Kupa e Botës këtë verë do të jetë festë globale.
“Pata një takim të rëndësishëm dhe pozitiv me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, të martën në Washington DC, ndërsa vazhdojmë përgatitjet për të bashkuar botën përmes futbollit në Kupën e Botës FIFA 2026
Botërori gjithmonë i bashkon njerëzit dhe Presidenti Trump ndan emocionin tonë për atë që premton të jetë një festë globale vërtet e mrekullueshme”, mesazhi i Infantinos.
View this post on Instagram
