Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Bëri bujë në finalen e Botërorit, arbitri Slavko Vincic merr vendimin e papritur pas akuzave të argjentinasve

Shkruar nga NEWSPORT
Bëri bujë në finalen e Botërorit, arbitri Slavko Vincic merr
Slavko Vincic

Slavko Vincic ka njoftuar tërheqjen nga arbitrimi. Gjyqtari slloven, i cili vendosi drejtësi në finalen e madhe të Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, mori vendimin për ta mbyllur këtu rrugëtimin e tij.

I cilësuar si një prej arbitrave më të spikatur në arenën botërore, Vincic u shpërblye për performancën e tij në këtë turne nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit.

Gjatë këtij edicioni, 46-vjeçari u diskutua shumë lidhur me vendimet dhe qasjet e ndjekur ndaj lojës, shtojmë këtu kartonin e dytë të verdhë ndaj mesfushorit të Argjentinës, Enzo Fernandez në kohën shtesë.

Ai do të mbahet mend edhe për aplikimin e rregullit të ri, ndryshe “Ligji Prestianni”, kur Piero Hincapi mbuloi gojën teksa iu drejtua Santi Gimenez në duelin Meksikë – Ekuador, çfarë solli të kuqen e menjëhershme ndaj mbrojtësit.

Po ashtu, eksperiencat e Vincic në 16 vite karrierë përfshijnë finale me peshë europiane. Përmendim këtu atë mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund në Champions League në vitin 2024, 2-0 në favor të madrilenëve që ngritën trofeun e 15-të. Ndër të tjera përfshihen Rangers – Frankfurt në Europa League (2022) dhe Manchester United – Villarreal.

 

Poll

Lexo gjithashtu