Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Format “monstruoz” për vitin 2030, kreu i CONMEBOL paralajmëron ndryshimet në Botërorin e ardhshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Format “monstruoz” për vitin 2030, kreu i CONMEBOL
Gianni Infantino-Alejandro Dominguez

Presidenti i CONMEBOL, Alejandro Dominguez, ka bërë një deklaratë të bujshme duke njoftuar se Kupa e Botës 2030 mund të ketë 64 skuadra pjesëmarrëse, në vend të 48 skuadrave që ishte parashikuar më parë.

Sipas njoftimit, turneu do të nisë me ndeshjet inauguruese në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj, në kuadër të përkujtimit të 100-vjetorit të Kupës së Botës. Më pas, turneu do të zhvendoset në vendet pritëse kryesore të cilat janë Spanja, Portugalia dhe Maroku.

Në Botërorin e 2030 do të ketë 16 grupe me nga 4 ekipe për secilin grup. Ende nuk ka një parashikim se kur FIFA mund të marrë një vendim përfundimtar për zgjerimin e mëtejshëm të Kupës së Botës.

Poll

Lexo gjithashtu