Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Tifozët e Argjentinës “çmenden” pas trajnerit Scaloni, presin orë të gjata për një foto me nënkampionin e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët e Argjentinës “çmenden” pas trajnerit
Lionel Scaloni

Kanë kaluar vetëm 4 ditë që prej se u zhvillua finalja mes Spanjës dhe Argjentinës, që kulmoni me iberikët kampionët e rinj të Botës, respekti për trajnerin e “Albicelestet” mbetet i njëjti.

Lionel Scaloni është përballur me “fluksin” e tifozëve argjentinas në 24 orët e fundit, të cilët kanë qëndruar para shtëpisë së tij për të bërë foto me “timonierin” e kësaj kombëtareje. Madje, disa prej tyre kishin pritur që prej orës 5 të mëngjesit për të realizuar ëndrrën e tyre, një çast të paharrueshëm me një nënkampion.

E ardhmje e 48-vjeçarit mbetet një dilemë për t’u zgjidhur në vijim, kjo edhe për shkak se vetë Scaloni deklaroi pas finales së humbur se muaji dhjetor do të jetë edhe periudha kur ai do të “ndajë udhët” me Argjentinën. Megjithatë, deri të kohë, gjërat mund të ndryshojnë dhe “arkitekti” i një titulli Botërori të fituar në 2022-shin mund të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.

Poll

Lexo gjithashtu