Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Asllani me shokë kërkojnë Botërorin “amerikan”, rivalët i kap FRIKA nga “pushtimi” i shqiptarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Asllani me shokë kërkojnë Botërorin “amerikan”,
Tifozët shqiptar të Kosovës

Na ndajnë edhe 12 ditë nga ndeshjet e Shqipërisë dhe Kosovës për fazën “Play-Off”, Kupa e Botës. Shqipëria do të udhëtojë drejt Varshavës, e ku do të “përplaset” me Poloninë, ndërsa sulmuesi Fisnik Asllani me shokë drejt Brastislavës, aty ku i pret Sllovakia.

Pikërisht në Sllovaki, mediat vendase kanë filluar të shqetësohen për shqiptarët e Kosovës. “Sportovy.cas” i ka kushtuar një rëndësi të veçantë numrit të lartë të tifozëve miq në ndeshjen e datës 26 mars, ndërsa artikulli mban titullin:

“Një natë e nxehtë futbolli i pret sllovakët: Kosova po bëhet gati të pushtojë Bratislavën”. Një qasje e tillë është diktuar edhe te tifozët, ku aludohet se shumë shqiptar të trojeve tona kanë siguruar biletë në sektorin e vendasve.  

ARTIKULLI I POLTË

Poll

Lexo gjithashtu