
Te Serbia ka ndryshime në listë para duelit me Shqipërinë. Dragan Stojkovic ka vendosur të bëjë pjesë të këtij grumbullimi 2 futbollistë të tjerë.
Fjala është për Vanja Dragojevic, i cili vjen nga U-21 dhe për herë të parë do të ketë mundësinë të jetë pjesë e ekipit A. Gjithashtu pjesë e këtij grumbullimi është bërë edhe 28-vjeçari, Lazar Randjelovic.
Siç dihet Serbia paara 3 ditësh publikoi listën e të grumbulluarve për duelin me Shqipërinë dhe grupit të përzgjedhur në fillim i kanë shtuar edhe 2 lojtarë të tjerë. Kështu Dragan Stojkovic do të ketë më shumë alternativa për të zgjedhur ndaj kuqezinjve.
Dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë është pararishikuar të luhet ditën e shtunë në Leskovac, pra 20:45. Përballje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.