
Aventura e Blessing Eleke tek Partizani zgjati vetëm në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Sulmuesi 29-vjeçar nga Nigeria u largua nga “Demat e Kuq” pasi nuk fitoi besimin dhe nuk ishte në pritshmëritë e duhura.
Tashmë Eleke është prezantuar në ekipin e tij të ri. 29-vjeçari që luajti 12 ndeshje sezonin e kaluar me Partizanin, është transferuar si lojtar i lirë në elitën e Hungarisë tek Kazincbarcikai.
Njoftimi zyrtar i Kazincbarcikai:
Me mbërritjen e Blessing Eleke, një sulmues nigerian i provuar dhe me përvojë i është bashkuar Kolorcity KBSC. Ai më parë ka luajtur në Slloveni (ku festoi titullin e ligës me Olimpija Ljubljana), në Zvicër (duke shënuar 20 gola në 70 ndeshje për FC Luzern), dhe gjithashtu ka luajtur në Izrael, Turqi dhe Japoni. Kohët e fundit, ai luajti për skuadrën shqiptare Partizani Tirana. Gjatë karrierës së tij profesionale deri më tani, ai ka shënuar 73 gola në 270 paraqitje.