
Rodrigo De Paul
Rodrigo De Paul është futbollisti më i ri i ekipit të Inter Miami. Mesfushori 31-vjeçar mbylli aventurën e tij me Atletico Madrid, për të nisur një të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Argjentinasi ka kaluar nga “Los Colchoneros” te Inter Miami në formë huazimi, ndërkohë që blerja përfundimtare mund të ndodhë kurdo. Nga kjo shitje, Atletico do të përfitojë rreth 15 milionë euro.
De Paul largohet kështu nga Evropa pas plot 9 vitesh. Ai ka një karrierë interesante në “Kontinentin e Vjetër”, duke veshur fanellën e Valencias, Udineses dhe së fundmi Atletico Madrid.
Poll