Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Fitoi “garën” me Sylvinhon për të drejtuar Lionel Messin, trajneri argjentinas merr vendimin e papritur

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Fitoi “garën” me Sylvinhon për të drejtuar
©YahooSports Javier Mascherano, Lione Messi dhe Sylvinho

Javier Mascherano i ka befasur të gjithë me vendimin e fundit. Ai ka vendosur të jap dorëheqjen nga posti i trajnerit te Inter Miami, ndërsa e mori këtë detyrë me 1 janar të vitit 2025-të.

Me Maschernanon trajner, ekipi nga Florida e SHBA-së fitoi MLS-në, arritje historike. Për këtë largim të papritur ka folur vetë ish-mesfushori argjentinas:

“Dua të njoftoj se, për arsye personale, kam vendosur t’i jap fund mandatit tim si trajner kryesor i Inter Miami-t. Para së gjithash, dua të falënderoj klubin për besimin e tyre, të gjithë stafin për përpjekjen e tyre kolektive, por veçanërisht lojtarët, të cilët bënë të mundur momente të paharrueshme.

Gjithashtu falënderoj tifozët dhe familjen e klubit, sepse pa ta asgjë nga kjo nuk do të kishte qenë e mundur. Gjithmonë do ta mbaj kujtimin e trofeut tonë të parë afër zemrës sime dhe, kudo që të shkoj, do të vazhdoj t'u uroj fat të mbarë”.

Ish-lojtari i Barcelonës regjistroi 67 ndeshje në krye të Inter Miami, e përkthyer me 1.93 pikë për ndeshje. U përfol se Mascherano, para se të merrte drejtimin e ekipit ku luan Lionel Messi, ishte “rrot më rrotë” me Sylvinho (trajneri aktual i Shqipërisë), por që informacione të tilla nuk morën kurrë trajtë konkrete.    

Linku ku u përfol Sylvinho si trajner i Inter Miamit

Poll

Lexo gjithashtu