Feyenoord ka vendosur që të lirojë nga detyra e trajnerit, Robin Van Persie. Skuadra hollandeze e ka njoftuar këtë vendim përmes një komunikate në rrjete sociale, aty ku shkruan se bashkëpunimi me teknikun 42-vjeçar i ka ardhur fundi, kjo për shkak të rezultateve që kanë munguar.
Kjo ishte dhe eksperienca e tij e parë si trajner, pasi më herët e ka nisur duke trajnuar të rinjtë e klubit. Përpara se të tërhiqej nga futbolli, Van Persie veshi fanellën e fëmijërisë, ndërsa kulmin e karrierës e arriti në Premier League me Arsenal dhe Manchester United.
Gjithsej, në 596 ndeshje të zhvilluara si futbollist aktiv, ish-sulmuesi i “Tulipanëve” shënoi 274 gola si dhe kontribuoi me 84 asiste.
Feyenoord parts ways with Robin van Persie
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) June 7, 2026
Feyenoord will start the 2026-2027 season with a new head coach. The club would like to thank Robin van Persie for everything he gave during his time as head coach. pic.twitter.com/P9UkuUGUnv
