Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Endrick nderon Brazilin në miqësoren e fundit, “Seleçao” i japin leksione edhe Egjiptit të Salah

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Endrick nderon Brazilin në miqësoren e fundit,
Fabinho, Raphinha & Endrick

Brazili ka fituar përballë Egjiptit në orët e para të ditës së sotme, në një miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Cleveland Browns Stadium” në SHBA, përfundoi me shifrat 2-1.

“Seleçao” e gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 7-të me anë të mesfushorit Bruno Guimaraes. Mirëpo, vetëm 4 minuta më vonë, egjiptianët barazuan shifrat me anë të Mustafa Ziko.

Në pjesën e dytë, brazilianët ishin më kërkues, ndërsa goli që vulosi ndeshjen u shënua në minutën e 52-të nga sulmuesi Endrick.

Kështu, trajneri Carlo Ancelotti merr sinjale pozitive nga ekipi në prag të Botërorit 2026. Kujtojmë se Brazili do të militojë në Grupin C, së bashku me Marokun, Haitin dhe Skocinë.

Në krahun tjetër, Egjipti s’do ta ketë aspak të lehtë në Grupin G. Kjo për shkak se aty ndodhet me përfaqësuese mjaft të forta, si Belgjika, Irani dhe Zelanda e Re.

Poll

Lexo gjithashtu