Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ylli anglez flet “pa dorashka”: Yamal nuk është normal, dua të luaj në një ekip me të

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli anglez flet “pa dorashka”: Yamal nuk është normal,
Marcus Rashford

Objektivi kryesor i Barcelonës në këtë merkato verore është Marcus Rashford, i cili është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’u transferuar te klubi katalanas. Së fundmi sulmuesi në pronësi të Manchester United ka dhënë një intervistë për “YouTuber Xbuyer”.

Ai ka ngritur në “piedestalë” Lamine Yamal, teksa nuk ka nguruar të shpreh dëshirën për të luajtur pranë tij në të njëjtë ekip: “Është e vështirë të përshkruhet me fjalë ajo që po bën ai, duke pasur parasysh se është vetëm 16 ose 17 vjeç. Ai po luan në nivelin më të lartë në moshën 17 vjeç.

Nuk mendoj se kemi parë ndonjëherë diçka të tillë më parë. Ajo që po bën Yamal nuk është normale dhe ai vetëm do të përmirësohet, kështu që nuk e dimë se çfarë do të themi për të pas tre vitesh. Mentaliteti që spanjolli ka për ta bërë të natyrshëm është një tjetër cilësi e tij. Do të doja të luaja me Lamine Yamal. Shpresoj. Do ta shohim. Të gjithë duam të luajmë me më të mirët”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga