Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Sulmuesit shqiptarë përjetojnë momente PANIKU në Ukrainë, sirenat e luftës i detyrojnë të largohen "rrufe"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesit shqiptarë përjetojnë momente PANIKU në
Pamje nga momenti

Një situatë e pazakontë dhe e tensionuar ka përfshirë futbollistët shqiptarë Baton Zabërgjën dhe Ermir Rashicën në Ukrainë.

Gjatë nxehjes para sfidës së ekipit të tyre, Metalist 1925 ndaj Chernihiv, në qytetin e Zhytomyr, janë dëgjuar sirenat e alarmit ajror, duke shkaktuar panik në stadium. Lojtarët, stafet dhe tifozët janë detyruar të largohen menjëherë nga fusha për arsye sigurie.

Për pasojë, gjysmëfinalja e Kupës së Ukrainës, e planifikuar për në orën 17:00, u shty për më vonë. Organizatorët njoftuan më pas se ndeshja do të zhvillohet në orën 20:10.

Kujtojmë se pjesë e Metalist 1925 janë edhe Itodo Mandela dhe Cristian Mba, të dy ish-ë të “Abissnet Superiore”.

Pamje nga momenti

Poll

Lexo gjithashtu