Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Do të jetë dyshe “ëndrash” së bashku me Ernest Muçin, Trabzonspor gati të “hap thesin” për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Do të jetë dyshe “ëndrash” së bashku me Ernest
Ernest Muçi

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga mediat në Turqi, klubi i Trabzonspor është gati të transferojë në merkaton e verës sulmuesin e Juventusit Edon Zhegrovën.

Shqiptari i Kosovës nuk po përjeton moment të mirë te “Zonja e Vjetër”, ndonëse nuk e ka mbushur ende vitin. Mungesa e minutazhit dhe e besimit, ka bërë që 27-vjeçari të mos shikoj “dritë në fund të tunelit” te bardhezinjtë.

Edhe pse ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2030-të, “rekordmenët” e Italisë janë gati ta lënë të lirë anësorin, nëse vjen oferta e përshtatshme.

Te Trabzonspor bën pjesë sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi, e ku kalimi i Zhegrovës do të përbënte dyshe shqipatrësh në linjën ofensive. Kartoni i sulmuesit “Dardan” sipas “Transfermarkt”, përkon me 14 milionë euro.    

Poll

Lexo gjithashtu