Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Leo Messi “magjik” në çdo prekje topi, Inter Miami fiton me përmbysje mes spektaklit të 8 golave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Leo Messi “magjik” në çdo prekje topi, Inter
Leo Messi & Luis Suarez

Inter Miami ka triumfuar në transfertë përballë Cincinnati, në ndeshjen e vlefshme për MLS, kampionatin elitar të SHBA në futboll. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 3-5 në favor të ekipit nga Miami.

Këta të fundit kaluan në avantazh që në minutën e 24-t me anë të Leo Messit. Mirëpo vendasit ia dolën që të përmbysnin në 2-1 me anë të Denkey dhe Bucha. Leo Messi u shfaq përsëri, duke çuar shifrat në 2-2, në minutën e 55-të.

Vetëm 9 minuta më vonë, Cincinnati rigjeti sërish avantazhin me anë të Evander dhe ndeshja shkoi 3-2. Inter Miami mblodhi forcat pas atij goli, duke shënuar edhe 3 herë të tjera me Silvetti, Berterame dhe një autogol nga Celentano.

Kështu, skuadra e Leo Messit ngjitet në vendin e dytë, duke shkuar në kuotën e 25 pikëve, dy më pak se Nashville SC kryesues.

Poll

Lexo gjithashtu