Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Celtic – Hearts, me rezultatin 0 – 0. Nëse Hearts arrin të rezistoj edhe pjesën e dytë në “Celtic Park”, ata do të shpallen kampion në Premiership-in skocez, arritje historike.
Pjesë e Hearts është edhe sulmuesi shqiptar Sabah Kerjota. 24-vjeçari ka dalë nga akademia e Vllaznisë, ndërsa më pas vijoi rrugëtimin profesional në nivele të ulëta në Itali. Vetëm në verën e vitit 2025, ai u transferua te Hearts, për 150 mijë euro.
Nëse ekipi i tij ia del, do të ishte titull historik, pasi do të “thyenin” hegjemoninë e Celtic dhe Rangers në dekadat e fundit të futbollit skocez. Shkodrani Kerjota grumbullon këtë sezon 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa nuk ka luajtur kurrë me Kombëtaren apo moshat.
