Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Muriqi "i kthen shpinën" Mallorcas? Gazetari turk plas bombën e merkatos: Nuk ka klauzolë që pengon largimin e tij, Barcelona është një pistë

Shkruar nga NEWSPORT
Muriqi "i kthen shpinën" Mallorcas? Gazetari turk plas
Vedat Muriqi

Mallorca është praktikisht e rënë nga kategoria, pas humbjes 0-2 nga Levante, duke mos patur asnjë shans të vetëm të shpresojë për një “përmbysje” të renditjes në klasifikim sa i takon vendeve të fundit të tabelës. 

Në këtë sens kuptimi, edhe Vedat Muriqi është vigjilent për atë se çfarë e pret kur të përfundojë sezoni i rregullt në La Liga, nëse vijon të qëndrojë me këtë skuadër, ndaj dhe merkatoja e verës shihet si “shpëtim” për sulmuesin që të provojë veten në një tjetër skuadër, qoftë kjo pjesë e elitës spanjolle ose përtej saj.

Gazetari turk Yağız Sabuncuoğlu në një deklaratë të dhënë për emisionin “NOWSPORT”, është shprehur se me rënien e Mallorcas nga liga, asgjë nuk do të ndryshojë në klauzolën e Muriqit ashtu siç është lakuar prej javësh në Spanjë.

“Nëse bie Mallorca, asgjë s’e ndal Vedatin. Barcelona e kërkon si zëvendësues të Lewandowskit, ku krahas tij përmendet edhe Sorloth i Atleticos. Një pistë për Muriqin mbetet dhe Turqia ku ka interesim nga Fenerbahce. Do të ikte nga klubi aktual për më pak se 10 milionë euro”, shprehet Sabuncuoglu.

Poll

Lexo gjithashtu