Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Messi me shokë "gjunjëzojnë" Islandën, rezultate surprizë për Senegalin dhe Irakun

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Messi me shokë "gjunjëzojnë" Islandën,
Argjentina

Argjentina ka mposhtur Islandën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në kuadrin e miqësores. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Jordan-Hare”, përfundoi me shifrat 3-0.

Fillimisht ishte Barco i cili shënoi që në minutën e 8-të në fraksionin e pjesës së parë, ndërsa golat e radhës erdhën në të dytën, përmes Leo Messit në të 72-tën minutë në sajë të 11-metërshit, përpara se Almada në minutën e 86-tën të vuloste gjithçka në favor të “Albilecesteve”.

Me këtë rezultat, kampionët në fuqi të Botës tregojnë se mbeten në mesin e favoritëve për të mbrojtur këtë status, teksa do të vihen përballë Algjerisë, Austrisë dhe Jordanisë në grupin J.

Sakaq, sfida tjetër mes Arabisë Saudite dhe Senegalit është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa Iraku është mposhtur 0-2 nga Venezuela.

Kombëtarja arabe është e shortuar në grupin H ku do të luajë përballë Spanjës, Uruguajit dhe Cape Verdes, ndërsa senegalezët në atë I me kundërshtarë si Franca, Novergjia, dhe Iraku.

GOLAT: 

Goli i Barco (Argjentinë 1-0 Islandë)

Goli i Messit (Argjentinë 2-0 Islandë)

Goli i Almada (Argjentinë 3-0 Islandë)

 

Poll

Lexo gjithashtu