Tashmë është qartësuar çdo dilemë dhe Jose Mourinho ka njoftuar mbylljen e një kapitulli për të hapur një tjetër, një rikthim tek klubi që aq shumë e dashuron, Real Madrid.
Së fundmi, trajneri portugez ka zgjedhur të përshëndes ish-klubin e tij me fjalë zemre, duke përmendur presidentin Rui Costa që i dha mundësinë, stafit me të cilin punoi dhe lojtarët me të cilët krijoi një lidhje të veçantë, brenda dhe jashtë fushe.
Me Benfican, 63-vjeçari udhëhoqi një sezon të shkëlqyer duke mos pësuar asnjë humbje në kampionat, edhe pse skuadra e tij u rendit e 2-ta në klasifikim. Sa për numrat në fushë, "The Special One" llogarit 27 fitore dhe 10 barazime. Humbjet që ai i përjetoi, i përkasin vetëm kompeticioneve të tjera.
POSTIMI:
"Dua të falenderoj presidentin Rui Costa për mundësinë që më dha për të punuar për Benfican. Të përfaqësoja këtë klub ishte një nder dhe privilegj.
Dua të shpreh gjithashtu vlerësimin tim për të gjithë profesionistët e kampit të Benficas, profesionalizmi, dedikimi dhe kompetenca e të cilëve ishte ekzemplare.
Për lojtarët me të cilët pata kënaqësinë të punoj, i lë me falenderime të sinqerta dhe urimet më të mira për sukseset e tyre personale dhe profesionale. Marr me vete bindjen se më shumë se një moment, kemi krijuar një lidhje që zgjat: lojtarë një ditë, lojtarët e mi gjithnjë."
View this post on Instagram
