Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ I uli “hundën” Real Madridit me Bayern Munich, koha kur Vincent Kompany merrte “leksione" nga ish-trajneri i Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I uli “hundën” Real Madridit me Bayern Munich, koha kur
Logoja e Partizanit dhe trajneri Vincent Kompany

Trajneri i Bayern Munich Vincent Kompany, po bën “zhurmë” në mediat botërore, pasi ekipi i tij mposhti në të dyja ndeshjet çerekfinale të Champions League Real Madrid, madje duke thyer “tabunë” për bavarezët kundër “Galaktikëve”.

Gjatë këtij sezoni, “rekordmenët” e Gjermanisë janë në garë për të fituar tripletën, e cila do e ngjiste Bayern Munich në majë të Evropës.

Në fazën gjysmëfinale të Champions League, ata do të përballen me PSG-në, ndërsa prishmërit janë rritur. Së fundmi, po qarkullon një video, kur Kompany ishte në Shqipëri, teksa në vitin 2021 ishte trajneri te Anderlecht.

Në atë periudhë, ekip belg luajti kundër Laçit në raundin e 3-të të Conference League, stadiumi “Elbasan Arena”. Në video shihet kur Shpëtim Duro, i jep “leksion” Kompany, ndërsa ky i fundit e dëgjonte me vëmendje. Duro në atë pikë, mbante pozitën e trajnerit të Laçit, ndërsa ka qenë “timonier” edhe te Partizanit.   

Shpëtim Duro me Vincent Kompany     

Poll

Lexo gjithashtu