Christian Mba duke festuar golin
Christian Mba është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Metalist 1925 ka fituar në shtëpi përballë Kudrivka. Sfida e vlefshme për javën e 24-t të Premier League ukrainase, përfundoi 1-0.
Ishte pikërisht ish sulmuesi i Partizanit, ai i cili shënoi golin e vetëm në këtë sfidë. Mba e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 93-të, vetëm 7 minuta pasi ishte futur në fushën e lojës.
Kështu, nigeriani shkon në kuotën e 5 golave sezonalë me ukrainasit e Metalist.
Poll
