Kristjan Asllani u transferua nga Serie A në Turqi te Besiktas. Mesfushori i Kombëtares shqiptare me ekipin turk që prej transferimit ka mundur të luajë në 4 ndeshje.
Nga drejtuesit e Besiktas shihet si një element kyç dhe në fund të këtij sezoni, kur i përfundon edhe huazimi do të tentojnë të blejnë kartonin e shqiptarit. Por në Turqi nuk kanë ndërmend të shpenzojnë 11 milionë euro për shërbimet e futbollistit që është në pronësi të Interit.
Pikërisht për këtë, drejtuesit turq do të kërkojnë të ulen në bisedime me zikaltërtit për të tentuar që të ulin edhe çmimin e kluazolës së Asllanit për të bërë të mundur edhe transferimit e tij në verë.
Tashmë na mbetet të presim për të mësuar se çfarë do të vendoset mes palëve dhe ku do të jetë e ardhmja e liderit të Kombëtares për sezonin e ri.
