Barcelona mori një humbje turpëruese ndaj Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Copa del Rey. Katalanasit u mposhtën 4-0 nga rivali i tyre dhe tashmë vështirësojnë rrugën drejt finales.
Pas kësaj disfate ka folur Hansi Flick. Timonieri i blaugranave ka theksuar se nuk luajtën mirë si ekip dhe mungoi presingu ndaj kundërshtarëve.
“Nuk luajtëm mirë si ekip. Mungoi presingu dhe intensiteti. Ishte një mësim i dhimbshëm. Ende nuk ka mbaruar. Ndeshja e kthimit është në stadiumin tonë. Kemi nevojë që të gjithë mbështetësit tanë ta mbushin stadiumin tonë”, ka deklaruar Flick.
Tekniku gjerman theksoi se, pavarësisht disfatës, është krenar për lojtarët dhe beson te reagimi në ndeshjen e kthimit.
Ai kritikoi edhe vendimin për anulimin e golit të Pau Cubarsí pas një rishikimi të gjatë në VAR, duke e quajtur situatën “një katastrofë” për shkak të mungesës së komunikimit.
