Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U lakmua shumë në merkato, fituesi i “Topit të Artë” me “sy” kritik ndaj vendimeve të Harry Kane: Duhet të kishte...

Shkruar nga NEWSPORT
U lakmua shumë në merkato, fituesi i “Topit të
Harry Kane

Sulmuesi anglez, Harry Kane i cili luan për Bayern Munich, jo pak herë ka qenë në "vorbullën" e spekulimeve mbi lëvizjet e tij, në merkato. E pikërisht kjo situatë në të cilën ndodhet Kane është parë me sy kritik edhe nga Michael Owen, i cili është edhe fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2001.

Në një kohë kur emri i Kane, u lakmua edhe nga skuadrat e Laligas, si në rastim e Barcelonës, Owen u shpreh se më shumë se kudo tjetër sulmuesi duhet të kishte qendruar në Angli. Fjali kjo e cila zbeh edhe faktin se ai vijon të jetë pjesë e Bundesligës.

"Do të doja shumë që ai të qëndronte në Premier League. Mendoja se ai i kishte të gjitha kartat dhe i dha ato për një çmim shumë të ulët. E thashë edhe unë këtë në atë kohë", u shpreh Owen. 

Por megjithatë Kane nuk ka lënë hapësira për thashetheme dhe spekulime pasi sulmuesi aktualisht po negocion një zgjatje të kontratës me Bayern Munich, marrëveshja aktuale e të cilit është deri në qershor 2027.

Poll

Lexo gjithashtu