Një shans i fundit për të mbajtur stolin, edhe përtej këtij sezoni. Ndeshja mes Real Madridit dhe Bayern Munich, e vlefshme për ndeshjen e parë çerekfinale të Uefa Champions League është "bileta" e vetme e mbetur në dorën e trajneri Alvaro Arbeloa, nëse kërkon të zgjasë qëndrimin e tij në "Santiago Bernabeu".
Trajneri i skuadrës është nën presion pas rezultateve të fundit. Ajo humbje në kampionat në transfertë me Mallorcan i dha një tjetër goditje klubit mbi ambiciet për të dalë me trofe në Spanjë, ku Barcelona kryeson me 7 pikë kreun e klasifikimit.
Sot në mbrëmje do të jetë testi i "jetës" për Arbeloan, i cili ndjen se momenti i së vërtetës ka ardhur, ku së bashku me Vinicius Junior deklaruan prag sfidës se dinë si të fitojnë përballë më të mirëve.
Një fitore hipotetike do të ndihmonte Realit të shkonte me optimizëm në ndeshjen e kthimit në Gjermani dhe do të çlironte dukshëm teknikun për të menduar më kthjelltësisht për të ardhmen, teksa një humbje në rastin më të keq, do të thoshte një "shkëputje" mes tij dhe Mbretërore.
