
Metalist 1925
Më në fund, Christian Mba ka arritur të bëjë bujë në kampionatin ukrainas. Ish-sulmuesi i Partizanit ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e Metalist 1925.
Këta të fundit, barazuan ditën e sotme ndaj Ahrobiznes Volochysk në sfidën vendimtare për të zënë një vend në Play Off-in e elitë së futbollit ukrainas. Christian Mba arriti të barazojë shifrat në minutat e fundit të takimit, duke e çuar Metalistin në Play Off.
Skuadra ku luan ish-i i Partizanit dhe Ermir Rashica u pozicionua përfundimisht në vendin e 3-të me 36 pikë. Tashmë, Metalist 1925 do të përballet me njërën nga vendi i 13-të ose i 14-të i Premier League që do të dalin në Play Out.