Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Supersfida mes Spanjës dhe Argjentinës, “avullojnë” për 2 orë biletat e “Finalissima”

Shkruar nga NEWSPORT
Supersfida mes Spanjës dhe Argjentinës, “avullojnë”
Trofeu i "Finalissima"

Të gjitha biletat për “Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës janë shitur në kohë rekord. 88.966 vendet e nxjerra në shitje u siguruan brenda dy orësh, duke konfirmuar interesin e jashtëzakonshëm për këtë përballje.

Sfida do të zhvillohet në “Lusail Stadium” më 27 mars, impianti që priti finalen e “Botërorit 2022”. Pikërisht aty, më 18 dhjetor 2022, Lionel Messi ngriti trofeun me Argjentinën.

Evenimenti organizohet nga UEFA dhe CONMEBOL, madje edhe pse nuk është Botëror, pritet të ketë atmosferë fantastike. Përballja vjen pak muaj para "Botërorit 2026", si një test i madh force për Spanjën dhe Argjentinën.

Poll

Lexo gjithashtu