Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Skenari i vitit 2014 të mos përsëritet”, Serbia i frikësohet Shqipërisë dhe kërkon ndihmën e FIFA-s e UEFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
“Skenari i vitit 2014 të mos përsëritet”, Serbia i
Serbi - Shqiperi, foto nga dueli ne vitin 2014

Jemi vetëm 10 ditë para përballjes shumë të rëndësishme që Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë ndaj Serbisë. Takim që është parashikuar të zhvillohet më 11 tetor në Leskovac dhe që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Pikërisht për këtë përballje, e cila vendos shumë mbi fatet e skuadrave për në Kupën e Botës, Në Serbi kanë “frikë” para kësaj sfide. Kjo pasi Federata e Futbollit e Serbisë ditën e sotme ka njoftuar se se bashku me FIFA-n dhe Ministrinë e Brendshme serbe (MUP) e kanë shpallur këtë sfidë si një nga ndeshjet më me rrezikshmëri. Kështu ata kanë shtuar forcat e sigurisë për të mbarëvajtur këtë sfidë dhe për të ndaluar një përsëritje të mundshme të ndeshjes së 2014.

“Për të garantuar sigurinë maksimale për të gjithë pjesëmarrësit dhe spektatorët, FIFA ka vendosur të dërgojë dy zyrtarë sigurie në Leskovc posaçërisht për këtë rast. Prania e tyre konfirmon qartë rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj ndeshjeje në aspektin e sigurisë, por gjithashtu thekson më tej detyrimin e të gjithë palëve të interesuara për të vënë sportin në plan të pare.

Përgjegjësia është mbi ne për të siguruar që skenari i vitit 2014 të mos përsëritet. Ndeshja e mëparshme mes këtyre ekipeve kombëtare në Beograd, në tetor 2014, u ndërpre për shkak të incidenteve të rënda, të cilat patën pasoja të thella për ekipin tonë kombëtar dhe futbollin serb – si në aspektin e rezultateve ashtu edhe në aspektin financiar. Prandaj, ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të siguruar që ky skenar të mos përsëritet, por për të treguar se Serbia mund dhe duhet të presë një ngjarje të madhe sportive në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare”, ka njoftuar Federata Serbe.

Poll

Lexo gjithashtu