Zhgënjime, vërshëllima dhe turp. Kështu u mbyll ky sezon për Milanin pasi nuk ia doli të përmbushë të vetmin objektiv me të cilin u nisën që prej shtatorit, kualifikimin në Champions League.
Humbja “deklasuese” nga Cagliari në shifrat 1-2, shërbeu si një “faturë” e rëndë për kuqezinjtë të cilët do të mjaftohen me një pjesëmarrje në Europa League. Dukshëm, ky justifikim nuk e “ngop” aspak aspak pronarin e klubit, Gerry Cardinale i cili, siç raporton "La Gazzeta dello Sport", do të nisë shumë shpejt revolucionin.
Fillimisht, i sakrifikuari i parë do të jetë Giorgo Furlani, i cili dhe në mbledhjen e fundit të organizuar nga Cardinale nuk ishte i ftuar, duke e bërë “de facto” të shkarkuar nga roli i tij si shef ekzekutiv. Vazhdën e largimeve do ta shoqërojë Igli Tare, drejtori sportiv shqiptar, vetëm një vit pasi firmosi verën e kaluar. Një tjetër emër që do të ketë të njëjtin përfundim është po ashtu Geoffrey Moncanda, shefi i menaxhimit të talenteve.
Mbetet e paqartë nëse këtë “valle” do ta ndjekë dhe Zlatan Ibrahimovic, këshilltari i Cardinales, apo suedezi do të “tolerohet” duke vazhduar ciklin e ndryshimit.
