Argjentina
Sipas raportimeve të fundit nga gazetarit sportiv në Itali, Matte Moretto, klubi i Juventusit ka arritur marrëveshjen me kampionin e Botës Emiliano Martinez, 3 vite kontratë.
Portieri argjentinas është i lidhur me Aston Villa deri në verën e vitit 2029-të, ndërsa kartoni i tij vlen 12 milionë euro sipas “Transfermarkt”.
Problemi i vetëm deri në këtë pikë, ka të bëjë me pretendimet e klubeve. Aston Villa kërkon 15 milionë euro, ndërsa “Zonja e Vjetër” qëndron poshtë 10 milionë euro. Dëshira e portierit Martinez është e qartë, por “topi” i përket drejtuesve respektiv.
View this post on Instagram
Poll
