Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Bologna "flak" avantazhin e trefishtë, Interi mjaftohet me një pikë në "festivalin" e 6 golave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bologna "flak" avantazhin e trefishtë, Interi mjaftohet me
Bologna - Inter

Një sfidë e çmendur ka rezultuar ajo mes Bolognas dhe Interit, në sfidën e vlefshme për javën e fundit të Serie A. Takimi i cili u zhvillua në stadiumin "Renato Dall'Ara" përfundoi në barazimin 3-3.

Fillimisht ishin zikaltërit që gjetën avantazhin falë goditjes perfekte të mbrojtësit DiMarco që shënoi në minutën e 22-të. Përgjigja e vendasve nuk vonoi dhe në minutën e 25-të Bernandeschi kthen ekuilibrat, përpara se Pobega të dyfishonte epërsinë pak minuta para fundit të pjesës së parë.

Në fraksionin e pjesës së dytë, Zielinski gabon duke shkaktuar autogol që në minutën e 48-të. Për të korrigjuar "dëmin" e shokut të skuadrës mendon sulmuesi Esposito që "tund" rrjetën në të 64-të, përpara se Diouf të bënte "heroin" në minutën e 86-të për ta shpëtuar Interin nga një disfatë e papritur në mbylljen e këtij sezoni.

Me këtë rezultat, Interi e mbyll kampionatin duke kryesuar renditjen në kuotën e 87 pikëve, teka Bologna mban vendin e 8-të me 56 pikë.

Bologna 3-3 Inter (Bernardeschi 25', Pobega 42', Zielinski autogol 48'/ Dimarco 22', Esposito 64', Diouf 86')

Goli i DiMarcos (Bologna 0-1 Inter)

 

Goli i Pobegës (Bologna 2-1 Inter)

Autogoli i Zielinskit (Bologna 3-1 Inter)

Goli i Diouf (Bologna 3-3 Inter)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu