Milan
Pas një sezoni jo fort pozitiv duke dalë “duarbosh”, Milan po mendon të përforcojë ekipin për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Milan ka hyrë në garë për shërbimet e Goncalo Ramos. Klubi i Serie A është serioz për ta përforcuar repartin e sulmit këtë verë, me “rossonerët” që synojnë të shtojnë një numër 9 të ri në ekip.
Milani do të përballet me konkurrencën e fortë të disa klubeve europiane përfshirë Juventusin, Newcastle United dhe Manchester United, të cilët po e monitorojnë situatën e portugezit.
Klubi italian raportohet se po përgatit një ofertë zyrtare për Paris Saint-Germain përpara Kupës së Botës 2026, me synimin që të veprojë shpejt në tregun e transferimeve.
Poll
