Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Igli Tare ka arritur objektivat që iu kërkuan”, gazetari italian i del në krah shqiptarit dhe zbulon prapaskenat: I thanë që nuk kemi para për blerje, por...

Shkruar nga NEWSPORT
“Igli Tare ka arritur objektivat që iu kërkuan”, gazetari
Igli Tare

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio ka folur së fundmi për situatën te Milan. Ai ka zbuluar të “pathënat” më parë, si në rastin kur Igli Tare u detyrua të merrte në huazim një sulmues me profil të ulët si Fullkrug.

Sipas Di Marzio, e gjithë kjo ka ndodhur sepse drejtuesit e lartë i kanë thënë drejtorit shqiptar që nuk kanë para për një transferim cilësor. Ndër të tjera, gazetari thekson se Tare ka bërë mirë me punën e tij.

“Sa i përket drejtorit sportiv, megjithatë, besoj se Tare ka arritur objektivat që iu kërkuan të arrinte. Përkatësisht Ligën e Kampionëve dhe ka bërë disa shitje të rëndësishme. Disa nënshkrime janë vënë në dyshim, por ai është i qetë. Nkunku, për sa i përket golave të shënuar për minuta të luajtura, është një nga më të mirët.

Francezi nuk është tërhequr kurrë kur kishte përgjegjësi për të marrë, si penalltia që mori në Genoa. Jashari ishte i lënduar për një kohë të gjatë, ai u pagua si De Ketelaere, por kini kujdes mos ta largoni, sepse pamë çfarë bëri CDK. Atekame shënoi në Genoa.

Në Itali, shpesh i hedhim poshtë shpejt transferimet. Pastaj të gjithë drejtorët sportivë bëjnë gabime. Në janar, Tares iu tha se nuk kishte para, kështu që ai shkoi ta merrte Fullkrug në huazim.

Pastaj, në fund të afatit kalimtar, papritmas u shfaqën 35 milionë euro për Mateta. Me sa duket, klubi vendosi të bënte marrëveshje të tjera pa u konsultuar me drejtorin sportiv dhe trajnerin. Dhe këtu lindën fërkimet midis palëve, si dhe dyshimet për të ardhmen”, ka shpjeguar Di Marzio.

 

Poll

Lexo gjithashtu