Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mungesa në Champions "faturon" Juventusin me largime yjesh, gjiganti turk "troket" për sulmuesin

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa në Champions "faturon" Juventusin me largime yjesh,
Juventus

Juventus do të luajë fatet e sezonit në sfidën përballë Torinos, të cilën do ta zhvillojë në transfertë këtë të dielë në orën 20:45.

Objektivi Champions është ende aty, pasi matematika i garanton një tjetër shans bardhezinjve për të tentuar deri në “gramat” e fundit, edhe pse duhet thënë se për t’u bërë e mundur diçka e tillë, Milani, Roma dhe Como nuk duhet të fitojnë përballjet e tyre respektive.

Në rast se skuadra e Luciano Spalletit, do të humbasë sërish, çfarë nënkupton një pjesëmarrje vetëm në Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia në garat europiane, shumë lojtarë do të “sakrifikohen”.

Mungesa në Champions "faturon" Juventusin me largime yjesh,
Kenan Yildiz

Një prej tyre është dhe Kenan Yildiz. Sipas mediave në Turqi, Galatasaray shfaqet si një prej destinacioneve të mundshme të sulmuesit, pasi klubi e konsideron një “ëndërr” transferimin e yllit turk.

Megjithatë, për të kënaqur dëshirat e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, duhen derdhur një shumë e majme parash, pasi Juventus nuk ka ndërmend të ulet në tryezën e diskutimeve pa 100 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu