Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Autogoli i mbrojtësit i "fal" pikë Atalantës së Gjimshitit, bergamaskët e mbyllin sezonin në zonën europiane

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Autogoli i mbrojtësit i "fal" pikë Atalantës
Fiorentina - Atalanta

Fiorentina ka barazuar përballë Atalantës në ndeshjen e fundit të kampionatit të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin "Artemio Franchi" përfundoi në shifrat 1-1. 

Fillimisht ishin vendasit që shënuan në minutën e 39-të përmes sulmuesit Piccoli dhe me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, një aksion i rrjedhshëm i miqve sjell dhe golin e barazimit në minutën e 82-të nga mbrojtësi i "Vjollcëve" Comuzzo që shkakton autogol, duke bërë që skuadrat të marrin vetëm një pikë nga ky takim.

Kështu, Atalanta e mbyll në vendin e 7-të në kuotën e 59 pikëve, pozitë kjo që të çon në kualifikueset e Ligës së Konferencës, teksa në anën tjetër Fiorentina shkon në vendin e 14-të me 42 pikë. 

Fiorentina 1-1 Atalanta (Piccoli 39'/ Comuzzo 82' autogol)

Goli i Piccoli (Fiorentina 1-0 Atalanta)

Autogoli i Comuzzo (Fiorentina 1-1 Atalanta)

Poll

Lexo gjithashtu