
Chiesa & Nunez
Teksa presin të zgjidhin situatën e Dusan Vlahovic që duan ta largojnë, Juventusi është përqendruar në një tjetër profil. Bëhet fjalë për Darëin Nunez i cili së fundmi është shkruar në listën e bardhezinjve.
Sulmuesi i Liverpool ishte një nga objektivat e Napolit, por këta të fundit firmosën me Lorenzo Luccën. Kjo ka bërë që Juventusi të futet në garë i vetëm për të veshur 26-vjeçarin uruguaian me ngjyrat bardhezi.
Siç raportojnë mediat italiane, “Zonja e Vjetër” po shqyrton mundësinë e një huazimi me të drejtë ose detyrim blerjeje. Në rast se nuk do të arrihet marrëveshja për Kolo Muanin, bardhezinjtë do të tentojnë për Nunez.
Poll