
Ricardo Rodriguez
Interi është në kërkim të një mbrojtësi që luan në krahun e majtë, por edhe si qendërmbrojtës i tillë, duke marrë parasysh që zikaltërit luajnë me 3 në repartin difensiv.
Emrat që përmendet gjatë merkatos janë të shumtë, por më konkreti është ai i Ricardo Rodriguez. Mbrojtësi i Zvicrës shihet si një nga lojtarët e duhur që mund të përforcojnë ekipin dhe të zëvendësojë Bastonin për t’i dhënë pushim këtij të fundit.
Ish-i i Milanit është pa ekip pasi mbylli aventurën me Torinon, me të cilët i përfundoi kontrata. Palët janë në bisedim, me Rodriguez që duhet të zgjedhë stolin e Interit, apo ndonjë ekip me më pak perspektivë ku mund të luajë titullar.
Poll