Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mungesë e madhe për klubin, lojtari dëmtohet dhe humb derbin e kryeqytetit të Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesë e madhe për klubin, lojtari dëmtohet dhe humb derbin e
Paulo Dybala & Elseid Hysaj

Lajmet e këqija në kampin e Romës nuk kanë fund. Pas humbjes së fundit ndaj Torinos në javën e tretë të Serie A, Gian Piero Gasperini do të duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa Paulo Dybalën.

Ylli argjentinas ka pësuar një dëmtim të lehtë në kofshën e majtë, i cili u detyrua të linte fushën e lojës në përfundimin e pjesës së parë ndaj Torinos. Dybala nuk do të jetë pjesë e ekipit në derbin e kryeqytetit ndaj Lazios të dielën më datë 21.

Jo vetëm kaq, sulmuesi argjentinas pritet të mungojë rreth dy javë dhe me shumë gjasa do të humbasë edhe sfidën hapëse të Europa League përballë Nices. Paulo Dybala është një prej lojtarëve i cili është penalizuar shumë nga dëmtimet në karrierën e tij.

Poll

Lexo gjithashtu