
Për Luka Modric mosha është thjeshtë një numër. Mesfushori ditën e djeshme arriti të shënonte një gol spektakolar në Serie A.
Kroati i dhuroi fitoren Milanit në sfidën kundër Bolognas, me kuqezinjtë që triumfuan 1-0 në ndeshjen e javës së 3-të të kampionatit. Ky ishte edhe goli i parë për Modric me fanellën e Milan, ndërsa vendos kështu rekord në Itali.
Luka Modrić scored his first goal for Milan! ???????? pic.twitter.com/povbbq3n3R
— Seputar Real Madrid (@SeputarMadrid) September 15, 2025
Veterani bëhet mesfushori i vjetër në histori që arrin të shënojë gol në Serie A, këtë e arriti në moshën 40 vjeç e 5 ditë. Kroati theu kështu rekordin e mëparshëm t ëish-mesfushori të Milan, Nils Liedholm, i cili kishte shënuar ndaj Interit në mars të vitit 1961, në moshën 38 vjeç e 160 ditë.
40 - Luka Modric (40 years and 5 days) is the oldest midfielder to score a goal in the history of #SerieA, beating the record set by Nils Liedholm, also with the Rossoneri (38 years and 169 days on March 26, 1961 against Inter). Mature. pic.twitter.com/C76631WUuV
— OptaPaolo (@OptaPaolo) September 14, 2025