Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

10 mijë euro gjobë dhe pezullim në pankinë, Allegri dhe Milani e pësojnë pas kartonit të kuq

Shkruar nga NEWSPORT
10 mijë euro gjobë dhe pezullim në pankinë, Allegri dhe
Massimiliano Allegri

Një lajm aspak i mirë ka mbërritur pak më parë në ambientet e klubit të Milanit. Ka të bëjë me episodin e trajnerit Massimiliano Allegri në fundin e sfidës ku Milani triumfoi me Bolognan me shifrat 1-0.

Trajneri i kuqezinjve u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj arbitrit për një penallti të dyshimtë. Ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës në Itali ka marrë vendimin përfundimtar për teknikun italian.

Massimiliano Allegri është dënuar me një ndeshje mosdrejtimi Milanin, gjithashtu dhe një gjobë prej 10  mijë eurosh. Allegri do të mungojë në ndeshjen e radhës të kuqezinjve ndaj Udineses më datë 20 shtator.

Poll

Lexo gjithashtu