Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Çmenduri prej 7 golash në Torino, Juventusi përmbys Interin dhe kryeson Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Çmenduri prej 7 golash në Torino, Juventusi përmbys Interin dhe
Juventus

Juventusi ka arritur të triumfojë në Derbin e Italisë me përmbysje ndaj Interit me shifrat 4-3. Të parët kaluan në avantazh bardhezinjtë me anë të Lloyd Kellyt falë një goli në minutën e 14-të.

Ndërsa zikaltrit gjetën barazimin falë Hakan Calhanoglu me një gol të bukur nga jashtë zone. Pas pak minutash, Juventusi rikthehet sërish në avantazh falë golit të Kenan Yildiz nga distanca që mposhti Sommerin.

Në pjesën e dytë të takimit, Hakan Calhanoglu arriti të gjejë sërish barazimin për Interin duke shënuar sërish nga jashtë zone. Marcus Thuram në minutën e 76-të, përmbysi shifrat për ekipin e Chivu.

Në momentin kur Interi po administronte lojën drejt një fitoreje të suksesshme, Khephren Thuram i kundërpërgjijet të vëllait duke realizuar me kokë ndaj Interit. “Allianz Stadium” shpërtheu në festë në minutën e 91-të, kur Vasilije Adzic realizoi një eurogol për Juventusin duke gjunjëzuar zikaltrit.

Bardhezinjtë kryesojnë aktualisht kampionatin italian me 9 pikë të plota në 3 javë të luajtura. Ndërsa Interi pëson humbjen e dytë radhazi dhe renditet në vendin e 11-të me 3 pikë të grumbulluara.

Poll

Lexo gjithashtu