
Gianni De Biasi është rikthyer të flasë për sezonin e ri. Ish-trajneri i Shqipërisë është ndalur te Fiorentina dhe trajneri Stefano Pioli.
Aktualisht skuadra “Vjollcë” ka arritur të grumbullojë vetëm 2 pikë dhe ndodhet në vendin e 16-të pas 3 ndeshjesh. Rezultate këto mjaft zhgënjyese, por sipas De Biasit, Piolit i duhet edhe pak kohë që të përçojë te ekipi idetë e tij.
Ndër të tjera nënvizon se ish-trajneri i Milan është mjaft i zgjuar dhe ka aftësi për të kuptuar dhe analizuar çdo situatë.
“Pioli ka aftësitë për ta kuptuar dhe analizuar mirë situatën. Nga jashtë, të gjithë jemi të mirë në dhënien e këshillave.
Pioli ka një grup të ri te Fiorentina që ka nevojë për pak kohë dhe për t’iu gjetur futbollistëve pozicionet e duhura. Atmosfera është e nxehtë, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç pritet. Duhet pak durim, në përgjithësi, Fiorentina ka një skuadër të mire”, ka deklaruar De Biasi.