
Pavarësisht se sezonin e kaluar shpenzoi shifra të mëdha për repartin e mesfushës, Juventusi pritet të shpezojë edhe këtë verë. “Zonja e vjetër” është gjithnjë e më e interesuar për shërbimet e Sandro Tonalit.
Siç raportojnë mediat italiane, ish-mesfushori i Milanit është objektivi kryesor i drejtorit Cristiano Giuntoli për merkaton e verës. Në projektin e ri të Juventusit, lojtari aktual i Neëcastle shihet si kryesori i mesfushës.
Nga ana tjetër, Francisco Conceicao është gjithnjë e më pranë rikthimit në ekipin e Portos. Juventusi duket se nuk ka ndërmend të blejë përfundimisht sulmuesin e Kombëtares portugeze.
Për të zëvendësuar 21-vjeçarin, Juventusi tashmë po punon për të transferuar në Torino sulmuesin e Bolognas, Dan Ndoye.