Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Po dërgon Dinamon drejt titullit, Hoxha magjeps trajnerin: Luan në mënyrë fenomenale!

Shkruar nga NEWSPORT
Po dërgon Dinamon drejt titullit, Hoxha magjeps trajnerin: Luan në
Arbër Hoxha

Derbi kroat mes Dinamos së Zagrebit dhe Hajduk Split e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Supersport HNL, përfundoi me rezultatin 1 me 1. Dinamo Zagrebit ishte “i pafat” edhe për shkak të një goli dhe një penalltie të anulluar. Megjjithatë golit të kundërshtarëve iu përgjigj anësori shqiptar, Arbër Hoxha i cili krijoi edhe rezultatin përfundimtar.

Për paraqitjen e denjë të Hoxhës, ka reaguar edhe trajneri i ekipit kroat. Sipas teknikut të skuadrës, Krunoslav Rendulic ai ishte heroi i ekipit, duke thënë se loja e tij ishte fenomenale.

“Kur mendojmë për statusin e tij në fillim të sezonit, kush do ta kishte menduar se ai do të ishte heroi i Dinamos në fund. Ai ka luajtur në mënyrë fenomenale në ndeshjet e fundit”, ka thënë trajneri, Rendulic. 

Rikujtojmë se anësori shqiptar Arbër Hoxha, ka ditur të bëjë mjaft mirë në paraqitjet e tij. Pasi në 15 ndeshjet në të cilat ka luajtur ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu