Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Plas “BOMBA” nga Spanja, Diego Simeone ka parakontratë me gjigantët e Italisë! Argjentinasi do të jetë “armik” me Igli Taren

Shkruar nga NEWSPORT
Plas “BOMBA” nga Spanja, Diego Simeone ka parakontratë me
Diego Simeone

Raportimet e fundit nga media spanjolle “El Chiringuito” është vërtetë “bombastike”. Sipas tyre, thuhet se trajneri aktuale i Atletico Madrid Diego Simeone ka parakontratë me Interin, e cila do të jetë e vlefshme duke filluar prej sezonit 2026-2027.

Mesaduket aventura 15-vjeçare po shkon drejt fundit te Atletico Madrid për argjentinasin, i cili ka fituar 8 trofe në këtë periudhë kohore.

Nuk ësht e qartë arsyeja e largimit të Simeones nga madrilenët, gjithmonë nëse raportimi i “El Chiringuito” është i vërtetë.

Për informacion, trajneri në fjalë është më i paguari në futbollin botëror, duke u trajtuar si “mbret” te “El Colchoneros”. Aktualisht te Interi, pozitën e trajnerit e mban Cristian Chivu.    

Poll

Lexo gjithashtu