Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pas Fimpong edhe Grimaldo gati të largohet nga Leverkuseni, spajolli: Real Madridi? I lumtur që emri im lidhet me ata

Shkruar nga NEWSPORT
Pas Fimpong edhe Grimaldo gati të largohet nga Leverkuseni, spajolli: Real
Alejandro Grimaldo

Bayer Leverkusen do të ndajë rrugët me Jeremie Frimpong, i cili do të transferohet në verë tek Liverpooli. Por me shumë gjasa, edhe Alejandro Grimaldo mund t’i “japë duart” ekipit gjerman në fund të sezonit.

Në një intervistë së fundmi për mediat, mbrojtësi spanjoll ka shprehur dëshirën për të luajtur në një ekip të madh.

“A do të luaja për Realin? Ajo që dua është të luaj për ekipet më të mira në botë. Idhulli im i fëmijërisë është Messi, por mbrojtësi im i preferuar ka qenë gjithmonë Marcelo. Është një fakt dhe e kam thënë shumë herë.

Jam shumë i lumtur që emri im është i lidhur me Real Madridin, sinqerisht. Është një nder që njerëzit mund të mendojnë se jam në nivelin për të luajtur për ekipet më të mëdha në botë”, u shpreh Grimaldo.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga