
Granit Xhaka
Zvicra dhe Serbia kanë nisur para pak minutash sfidën mes tyre, të vlefshme për raundin e 5-të të Nations League. Ndeshja që po zhvillohet në qytetin e Zyrihut ka nisur në orën 20:45.
Në prag të kësaj sfide fokusi i kamerës ishte momenti kur Granit Xhaka u bashkua me pjesën tjetër të lojtarëve. Në tunelin e stadiumit, Granit Xhaka bëri një veprim të papritur.
Mesfushori shqiptar, ndërkohë dhe kapiten i Zvicrës u takua me dy lojtarë serbë duke buzëqeshur dhe hedhur dorën në qafë. Diçka që nuk mund të shihet shpesh, duke ditur të shkuarës mes Xhakës me përfaqësueses serbe.
Granit Xhaka duke takuar dy lojtarët e Serbisë
Poll