Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Nagelsmann me synim të qartë para Portugalisë: Do të fitojmë Ligën e Kombeve

Shkruar nga NEWSPORT
Nagelsmann me synim të qartë para Portugalisë: Do të
Julian Nagelsmann

Përpara ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të UEFA-s me Portugalinë të mërkurën e ardhshme, Julian Nagelsmann foli për mediat. Trajneri i Gjermanisë zbuloi në konferencën e tij për shtyp se ai tashmë mund të konfirmojë që Marc-Andre Ter Stegen do të fillojë në portë.

“Marc-Andre do të jetë numri një. Jam i bindur se do të ketë dy ndeshje të shkëlqyera. Ai po bën mirë në stërvitje, edhe pse nuk ka luajtur shumë. Qëllimi është të fitojmë titullin e Ligës së Kombeve. Duam të performojmë mirë, të japim rezultate dhe të fitojmë tituj, edhe pse është një titull i vogël, për ne si grup është shumë i rëndësishëm.

Spanja vërtetoi se sa e rëndësishme mund të jetë Liga e Kombeve kur e fitoi atë përpara se të fitonte Kampionatin Evropian në vitin 2024. Kur i shoh fytyrat e lojtarëve tanë, shoh motivim dhe entuziazëm. Pres me padurim atmosferën në stadium. Kimmich është një kapiten i shkëlqyer, jo vetëm për atë që bën në fushëm, por edhe për faktin se është një model për lojtarët e tjerë”, shtoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga