Nuk ka më asnjë dyshim tashmë, pasi fjala është dhënë dhe palët kanë rënë dakord. Jurgen Klopp do të jetë “timonieri” i ri i Gjermanisë, pas kapitullit të mbyllur me Julian Nagelsmann, i dorëhequr pas eliminimit të turpshëm të “Pancerave” nga Kupa e Botës.
Zyrtarizimi i Klopp në pankinë, shkruan gazetari Florian Plettenberg, do të vijë të premten e ardhshme, kur tekniku gjerman të udhëtojë drejt Frankfurit për të firmosur kontratën e mandej të prezantohet para mediave në konferencën për shtyp.
Momentalisht janë duke u mbyllur detajet e fundit dhe pas finales së Botërorit, e gjitha do të ezaurohet për të nisur ciklin e radhës me një kampion të padiskutueshëm dhe një strateg të konfirmuar.
Kujtojmë se Klopp ka qenë dëshirë e kahershme për drejtuesit e federatës dhe besojnë se me të në krye, Gjermania do t’i rikthehet lavdisë së dikurshme.
View this post on Instagram
