Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E konfirmojnë mediat në Kroaci, Luka Modric VENDOS për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmojnë mediat në Kroaci, Luka Modric VENDOS për të
Luka Modric

Luka Modric ka vendosur të qëndrojë te Milani, edhe për një vit më shumë. Kështu raportojnë mediat në Kroaci, më specifikisht “Germanijak” që shkruan se mesfushori kroat ka pranuar ofertën e kuqezinjve dhe do të jetë pjesë e planeve të trajnerit Ruben Amorim.

40-vjeçari pritet të firmosë të mërkurën kontratën e tij të re me “Djallin”, ku do të përfitojë 3.5 milionë euro.

Duket se këmbëngulja e presidentit Gerry Cardinale ka bërë efekt, ndaj dhe “veterani” do të veshë sërish fanellën kuqezi, me misionin për të provuar sërish objektivin e kualifikimit të Milanit në Champions League.

Sa i përket karrierës me Kombëtaren, ka të ngjarë që Modric të tërhiqet më 6 tetor, ditë që përkon me ndeshjen e Nations League që Kroacia do të luajë përballë Spanjës. 

Poll

Lexo gjithashtu